Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme se Partia Socialiste, e cila është në pushtet, nuk ka asnjë fuqi që të fusë njeri në polici, qoftë edhe për hatër. Ndryshe nga 2013-a, sipas Ramës rekrutimi në Policinë e Shtetit kalon përmes rrugës së meritës. Ai pranoi që ka edhe raste kur kjo anashkalohet, por në tërëssinë e saj, partia në pushtet, deputetët dhe ministrat e saj nuk fusin njeri në polici. 

Deri në fund do të bëjmë gjithçka mundeni që të ndiheni edhe më të respektuar dhe më të mbështetur. Që ju të jeni jo vetëm më të motivuar sepse bëni edhe një punë të vështirë, por të jeni edhe më të motivuar sepse në vijimësi e ndjeni dhe ta ndjeni se ky shtet ju çmon, si një kapital shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm njerëzor. Do bëjmë çmos që vlera e këtij kapitali njerëzor të rritet. Padyshim për këtë ne do të jemi pranë jush me të gjitha mjetet. Më vjen mirë që kemi arritur dy gjëra të rëndësishme. Së pari që rekrutimi në Policinë e Shtetit që nga rekrutimi në Akademinë e Sigurisë dhe në Policinë e Shtetit të mos kalojë përmes rrugëve të kalonin përpara, por përmes rrugës së meritës. Nuk mund të them që nuk ka raste kur kjo rrugë anashkalohet, por në tërësinë e vet është e qartë që partia në pushtet, deputetët e saj, ministrat e saj nuk kanë më asnjë fuqi që të fusin njeri në polici, thjesht për hatër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek roli i Akademisë së Sigurisë. Sipas tij duhet të vazhdohet me ngritjen e cilësisë.

E fundit, por jo për nga rëndësia është domosdoshmëria për të vazhduar ngritjen e cilësisë në Akademinë e Sigurisë, ku është bërë një punë e mirë, por ka ende shumë për të bërë, sepse duke u kthyer në vitin 2013 ka një të dhënë që është e rëndësishme. Në 2013 kishim dy të dhëna kuptimplota lidhur me gjendjen e Policisë së Shtetit. Njëra ishte se Policia e Shtetit kishte 70% të mjeteve të saj motorike jashtë përdorimit, duke pasur parasysh që 100% nuk ishte i mjaftueshëm. E dhëna tjetër ishte që kishte moshën më të lartë me diferencë në raport me rajonin dhe me Europën dhe nivelin më të ulët të edukimit, shkollimit të trupës policore në rajon dhe më gjerë. Sot, e para është zgjidhur. Jo se policia nuk ka nevojë për jetë të tjera, por e ka flotën në funksion të plotë dhe të modernizuar dhe vit pas viti mund të shtojë qetësisht mjete të tjera. E dyta është në proces, është ulur mosha dhe duhet ulur edhe më shumë. Duhet të rishikojmë edhe njëherë raportin mes Policisë së Shtetit dhe Illyrian Guard. Kjo duhet të jetë një shoqëri në funksion të Policisë së Shtetit, që në një moshë të caktuar mund të spostohen për të bërë një punë më të lehtë. Illyrian Guard bëhet një shoqëri e cila rrit performancën, por të cilës i rritet pesha e përgjegjësisë. Duhet domosdoshmërisht që Akademinë e Sigurisë ta bëjmë edhe më atraktive jo vetëm për vajzat e djemtë që edukohen aty, por për krimin financiar, për krimin kibernetik, fusha në të cilën jemi për hir të së vërtetës shumë mbrapa. Një tjetër investim i rëndësishëm që do të përdoret nga disa entitete është qendra e re që d të ndërtohet nga MM kundër krimit kibernetik. Një qendër e nivelit më të lartë të teknologjisë”, tha Rama./tvklan.al