Gjatë vizitës në Kosovë, Kryeministri Edi Rama vizitoi prindërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë. Rama shoqërohej në këtë vizitë nga disa prej ministrave të delegacionit.

Kryeministri u prit nga prindërit, bashkëshortja, djali dhe familjarë të tjerë të Thaçit me të cilët bisedoi mbi vizitën dhe takimin në Hagë. Rama tha se Thaçi po e përballonte mirë këtë situatë.

Isha tek Hashimi e vizitova. M’u duk shumë mirë, jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty”, i tha Rama babait të Hashim Thaçit. “Ai tha me shëndet jam mirë, por dhe me humor ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje. Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli, e kam si vëlla”.”

Më pas, Kryeministri Rama dhe familjarë të Zotit Thaçi shkëmbyen disa dhurata simbolike.

Kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi sot drejt Kosovës, pasi të hënën do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, në Prishtinë./tvklan.al