Edhe Odesa përfshihet tani në hartën e bombardimeve ruse. Predhat ruse goditën depozitat e naftës në portin e qytetit të madh jugor ukrianas, gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Autoritetet thonë se nga sulmi nuk pati të lënduar apo të plagosur.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se qëllimi i Moskës është tashmë të pushtojnë lindjen dhe jugun e vendit dhe jo më gjithë Ukrainën.

Ushtria ukrianase ka marrë kontrollin e plotë të gjithë rajonit të Kievit, pas disfatës që çoi në tërheqjen e plotë të trupave ruse.

Në qytezën Buça, pak kilometra në verilindje të kryeqytetit, ushtarët ukrainas kanë gjetur rrugëve trupat e pajetë të dhjetëra civilëve që mendohet të kenë humbur jetën nga bombardimet e ashpra ruse. Vetëm në këtë qytet, autoritetet thonë se kanë humbur jetën të paktën 300 civilë.

“I tronditur nga mizoritë e kryera nga forcat ruse” – u shpreh kreu i politikës së jashtme Josep Borrell që kërkoi hetime nga gjykata e Hagës.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti të papranueshme vdekjet e civilëve në Buças. Për këtë masakër reagoi edhe uashingtoni ndërsa Moska deri tani nuk ka komentuar pamjet.

Tv Klan