Real Madrid i ka shkaktuar Barcelonës humbjen e parë në këtë kampionat duke e mundur me rezultatin 3 – 1, në takimin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Katalanasit kanë shënuar gol që në minutat e para.
Suarez që ka debutuar me Barcelonën në këtë takim ka dhënë pasimin për Neymar, që dha përshtypjen se do të ishte një fitore e lehtë për ta.
Cristiano Ronaldo ka barazuar rezultatin që në pjesën e parë duke shkuar në kuotën e 16 golave pas 9 javësh kampionat.
Madrilenët kanë shënuar edhe herë të tjera me Pepe dhe Benzema duke triumfuar në El Clasico.
Me këtë sukses të Real, La Liga bëhet më interesante duke i dhënë mundësinë ekipeve të tjerë të afrohen me Barcelonën.
Valencia është ngjitur në vendin e tretë në renditje pas fitores 3 – 1 ndaj Elche.
Shënues në këtë takim ka qenë edhe Shkodran Mustafi, që shënoi golin e parë me këtë ekip.
Të dielën Atletico Madrid do të luajë në fushën e Getafe.
Tv Klan