Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Kylian Mbappe si futbollist i lirë.

Kapiteni i Francës që u largua nga PSG, ka firmosur një kontratë pesë vjeçare me “Los blancos”.

Me parisienët, 25-vjeçari, ka shënuar 256 gola në 308 paraqitje, ndërsa te madrilenët do të përfitojë 15 milionë euro neto në sezon. Por pagesa e tij vjetore do të rritet në mënyrë progresive, derisa sa ai të paguhet 20 milionë euro.

Për më tepër që “galaktikët” do t’i japin një bonus mirëseardhjeje me vlerë 125 milionë euro.

“Los Blancos” i bënë dhuratë vetes fituesin e botërorit 2018, dy ditë pasi ngritën trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë që këtë sezon e mbyllën me dopietë titujsh, pasi triumfuan edhe në La Liga.

Reali e ndiqte prej kohësh Mbappenë, ndërsa kishte tentuar që ta bënte pjesë të ekipit në 2022, por transferimi nuk u realizua.

Atëherë ylli francez rinovoi me parisienët, por këtë herë ai ishte  i vendosur, destiancioni i radhës do të ishte “Bernabeu”.

Klan News