David-Camerons-EU-struggl-009

Deputetët britanikë i hapën rrugë referendumit, që do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të vijojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Në orët e vona të së martës, shumica e deputetëve votuan në favor të propozimit të kryeministrit David Cameron. Megjithatë, debatet shkaktuan ndasi të mëdha, mes  shumicës konservatore.

Referendumi rrezikon të ndajë Britaninë e Madhe. Nacionalistët skocezë paralajmërojnë me një tjetër referendum për pavarësi nga Britania, nëse votohet në favor të daljes nga Bashkimi Europian.

Sipas tyre, Skocia kërkon të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Referendumi për daljen ose jo nga Unioni, do të zhvillohet në fund të vitit 2017. Votimi i së martës është vetëm hapi i parë ligjor drejt referendumit.

Tv Klan