Shqipëria barazon pa gola edhe në Lituani

Shqipëria barazoi pa gola edhe në Lituani në sfidën e katërt në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë edhe pse patën disa raste shënimi nuk arritën të realizonin. Sipas trajneri Edoardo Reja nuk patën fat, por i penalizoi edhe gjykimi.

Nuk patëm fat në finalizim. Për të mos harruar episodin e pjesës së parë, kur ne na u mohua një penallti neto. Një mbrojtës i Lituanisë u transformua në portier, sepse e kishte dorën e hapur dhe e ndaloi topin haptazi me dorën. Ishte një penallti flagrante, unë nuk e di se si nuk e pa gjyqtari këtë penallti”, u shpreh Eduardo Reja, trajner i Kombëtares.

Kapiteni Etrit Berisha mendon se kuqezinjtë kanë ende shans për ta mbyllur në vendin e parë.

Gjithësesi mendoj se gjithçka është në duart tona, pasi jemi skuadër më e mirë dhe mendoj se është shumë e vështirë për Lituaninë që të fitojë dy ndeshjet e mbetura”, tha portieri Berisha.

Shqipëria renditet në vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Bjellorusia udhëheq grupin me 7 pikë, pas fitores 2–0 me Kazakistanin.

Tv Klan