“Djajtë e kuq” janë ekipi me faturën më të lartë në premier league për pagat e futbollistëve, duke vendosur rekord

Manchester United ka vendosur një rekord të ri sa i përket rrogave të futbollistëve të paguara sezonin e shkuar.

Fatura përfundimtare e ”Djajve të kuq” kapi shifrën e 384.2 milionë paundëve, e një ndikim të madh pati edhe kthimi i Kristiano Ronaldos në “Old Trafford” një vit më parë.

Ylli portugez përfiton £480,000 në javë e është futbollisti më i paguar në Premier Ligë.

United  shpenzon për lojtarët më shumë se sa Manchester City, që në sezonin e shkuar në total pagoi për ekipin 354.6 milionë paund.

Në verën e 2021, nga “Djajtë e kuq” u blenë edhe Jadon Sancho dhe Raphael Varane dhe secili prej tyre mendohet se përfiton rreth 350 m. Paund në javë.

Një pagë të lartë merr edhe portieri David de Gea, që shkon në 375m.në javë.

United raportoi humbje që shkonin deri në 2 milionë Paund në javë në sezonin e shkuar, edhe pse fitimet në ditët e ndeshjeve janë rritur pas kthimit të tifozëve në stadiume.

Klubi nga Manchester raportoi humbje me vlerë £115.5 mijë sterlina për sezonin e shkuar.

Klan News