Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar këtë të enjte në disa qytete të vendit, nga forcat RENEA dhe FNSH, për kapjen e personave në kërkim, të armatosur, me lëndë narkotike apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Burime për gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj thonë se kontrollet janë përqendruar në biznese të ndryshme dhe banesa.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se deri më tani në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar 5 persona për verifikim në polici pas kontrollit në një lokal.

Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme ku do të kontrollohen pikat dhe zonat më problematike në Elbasan.

Aksioni mësohet se vjen në kuadër të kërkesave që ka bërë drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për përmirësimin e situatë së rendit dhe sigurisë në vend./tvklan.al