rezarta shkurtaKëngëtarja Rezarta Shkurta, përveçse është tërhequr kohët e fundit nga skena për shkak të lindjes së vajzës, ajo ka hequr dorë gjithashtu nga pirja e duhanit. Rezarta ka bërë të ditur se, ka pirë cigare për 10 vjet rrjesht, por tanimë i ka kthyer “kurrizin” kësaj substance vrasëse prej një 1 viti.

Këtë vendim kënëgtarja ka dashur ta ndajë me miqtë e saj në “Facebook”, ku shkruan se:  1 vit fiks që kam lënë cigaren, mbas 10 vjetësh konsumi të këtij helmi që vret ngadalë. Shumë krenare për veten!” Ky vendim sigurisht lidhet me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Hera që Rezartën e ka quajtur si bekimin më të madh që zoti i ka dhënë.

Në këtë mënyrë ajo ka dashur të japë një mesazh për gjithë të rinjtë që me vullnet duhani mund të lihet pasi është tepër i dëmshëm për shëndetin.

 

M.Sejdini