hera 2Këngëtarja durrsake, Rezarta Shkurta që prej kohës që solli në jetë vogëlushen Hera ka treguar përkushtim absolut ndaj saj. Shkurta ka lënë pas dore çdo angazhim, pasi dëshira e saj më e madhe ka qenë t’i qendrojë në krye vajzës, duke ndjerë me të çdo moment të bukur që të fal jeta.

Për ta përmbushur edhe më tej ndjenjën e mëmësisë këngëtarja ka realizuar një tatuazh në dorën e saj ku shkruhet emri, Hera. Siç duket kjo ka qenë e menduar me kohë nga ana e këngëtares, por tashmë ka gjetur momentin e duhur.

Ndërsa përsa i përket projekteve muzikore, Rezarta para pak ditësh ishte e ftuar në emisionin “Takim i Pasdites” në Televizion Klan, ku theksoi se këtë vit do të konkurojë në “Kënga Magjike 2014”, me një baladë.

V. Kërçiku