Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar sot detaje për garën e aeroportit të Vlorës. Në një deklaratë, Balluku u shpreh se ka ardhur koha që gara për aeroportin e Vlorës të hapet, pasi shumë biznese ndërkombëtare kanë dashur këtë gjë.

Tashmë ka ardhur koha që të rihapet kjo garë. Pas kërkesave të shumta që kemi pasur nga investitorët kemi vendosur që duke filluar nga 23 nëntori të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të qëndrojë hapur edhe për 30 ditë, deri në 23 dhjetor të këtij viti”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi se “do të marrim kohën e duhur, atë të vendosur në ligj prej 2 javësh, për të vlerësuar ofertat që do të kenë arritur deri në datën 23 dhjetor”.

Balluku shtoi se në mes të muajit Janar do të tregohet fituesi duke shtuar se shpresojnë që “një konsorsum ndërkombëtar i cili të jetë i denjë për ndërtimin e aeroportit të shqiptarëve”./tvklan.al