Ky është imazhi se si mund të duket Belona Mata, vajza nga Zapodi i Kukësit, e cila u zhduk pa lëne gjurmë në 22 Maji të vitit 2010, kur ishte 6 vjeç. Identikiti i ri, është realizuar falë bashkëpunimit me Qendrën Globale të Fëmijëve të Humbur, CRCA Shqipëri dhe ALO 116.

Në këtë mënyrë, Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur në Shqipëri një shërbim i CRCA dhe Linja ALO 116  në bashkëpunim me Policinë Britanike, Qendrën e Personave të Humbur në Britani dhe BBC kanë rinisur kërkimet për Bleona Matën.

Bleona Mata, humbi në vitin 2010 duke kullotur bagëtitë, së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Kërkimet për Matën u shtrinë në të gjithë vendin si edhe në vendet kufitare, pa asnjë rezultat.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit përgjatë 3 viteve të fundit numri i fëmijëve të humbur në Shqipëri ka arritur në 365 fëmijë prej tyre 353 të kthyer, sërish pranë familjeve dhe 12 prej tyre janë ende në kërkim policor.

Tv Klan