Ofendimet që bëri me megafon Mirlind Daku pas sfidës me Kroacinë, pritet t’i kushtojnë shumë. 

Skuadra e Rubin Kazan, ekip që zotëron edhe kartonin e tij, nuk ka toleruar aspak veprimin e lojtarit shqiptar, i cili me megafon ofendoi serbët dhe maqedonasit.

Sulmuesi kërkoi falje për veprimin e tij, ndërsa theksoi se ishte përfshirë më shumë seç duhet nga emocionet pas barazimit me Kroacinë.

Kjo falje nuk ka shmangur vendimin e skuadrës së Superligës ruse, pasi nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë ndaj tij.

Dënimi dhe gjoba do të bëhen të ditur në momentin që Mirlind Daku do të rikthehet në klub pas angazhimit me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024.

26-vjeçari debutoi në Kampionatin Europian përballë ballkanasve, duke luajtur për rreth 12 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Klan News