Të ftuar:

Petri Bozo – Producent i Mis Shqipëria dhe 32 miss-et

Që prej vitit 1998 e deri më sot, janë bërë 20 vite ku spektakli “Miss Shqipëria” zgjedh më të bukurën shqiptare.

“Miss Shqipëria” është një aktivitet që vit pas viti i ka dhënë jetë një kalaje, një legjende, një mbreti apo mbretëreshe të harruar nga shumëkush.

Ka qenë gjithmonë një event, ku përveç misionit që ka, ka arritur të promovoje ato tradita dhe vende të bukura që ne i kemi lënë në harresë.

Sot producenti i “Miss Shqipëria”, Petri Bozo dhe 32 miss-et ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku treguan prapaskenat e këtij eventi dhe rrugëtim 20 –vjeçar.

“Unë kam lindur në atë zonë ku do të zhvillohet “Miss Shqipëria” dhe kam luajtur në oborrin ku po ndërtohet sot skena dhe jam shumë nostalgjik. Aty ka gjurmë kalaje, nuk është një kala e mirfilltë. Por ne do ta ndërtojmë në formë që të duket një kala e plotë. Këtë vit vajzat do të sfilojnë në një vend të sheshtë dhe jo si paraardhëset e tyre që kanë ngjitur grë dhe mure. Nuk ka perëndi që t’ma kthej mendjen që të mos vazhdoj kete punë. Jam i kënaqur që punoj prej vitesh me të gjithë familjen time. Në këtë 20-vjetor do të rikthehen 11 ose 12 vjaza nga 19 që kanë fituar kurorën e më të bukurës shqiptare, pasi një pjesë e tyre janë shpërngulur jashtë Shqipërisë”, tha Bozo.

Ky edicion i “Miss Shqipërisë” do të finalizohet më 11 qershor në Kalanë e Tiranës ku do të kurorëzohet mbretëresha e bukurisë shqiptare.

Altin Prenga – Administrator i “Mrizi i Zanave”

Kur ishte 15 vjeç, akoma fëmijë, ai vendosi të emigronte për në Itali për një jetë më të mirë. Nisi punë atje si pjatalarës në një restorant në vitin 1998.

Në vitin 2009 Altin Prenga, administrator i “Mrizi i Zanave” u rikthye në Shqipëri dhe bashkë me villain hapën “Mrizin e Zanave”.

I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan Prenga rrëfeu historinë e suksesit dhe si u frymëzua për të hapur një restorant.

“Unë kam emigruar drejt Italisë në moshën 15-vjeçare. Babai im ka emigruar më parë pasi ka qenë kuzhinier. Edhe sot ai punon në Itali si kuzhinier. Ai nuk e ndjen veten rehatë në kuzhinën e “Mrizit” sepse është shumë kaotike dhe janë mbi 20 persona që punojnë brenda. Kur e kemi hapur në fillim kemi punësuar zonja nga fshati që bënin byrekë dhe gatime tradicionale sepse ne nuk i dinim. Kur e kemi hapur në fillim ne, thuajse nuk kishte restorante me pije shqiptare. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ajo që më ka mësuar Italia është krenaria për zonën ku jam”, tha Prenga.

Megi Jata – Nxënëse, 12 vjece, e përzgjedhur si futbolliste në aktivitetin “ Futboll per miqësi” në Moskë.

Noel Gjebrea – Nxënës, 12 vjec, i përzgjedhur si gazetar në aktivitetin “ Futboll per miqësi” në Moskë.