Të ftuar:

Blerta Tafani – Gazetare/Spikere lajmesh në TVSH

Edhe pse e shohim çdo ditë në ekran, spikerja e njohur Blerta Tafani është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private.

Sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi më tepër për jetën private. Tafani e cila është nënë e një vajzë 7-vjeçare zbuloi se ajo ishte arsyeja se përse hoqi dorë nga gazetaria e terrenit. Ajo po ashtu zbuloi se vajza e saj Antea është e prirur drejt artit dhe dëshiron të bëhet këngëtare.

“Jetën time private jam munduar ta mbaj private ashtu sikurse mendoj se duhet të jetë. Nganjëherë njerëzit janë dashamirës, por jo çdo njeri mund ta mbaj presionin që publiku të bën, prandaj jam munduar ta mbaj jetën time private. Unë kam një vajzë 7 vjeç, Antea e cila ka mbaruar klasën e parë dhe po përgatitet për të filluar të dytën.

Që pas lindjes së vajzës unë hoqa dorë nga terreni dhe kam qëndruar vetëm në studio. Ishte momenti për të bërë një tërheqje për të qenë një mama e mirë dhe një spikere e mirë. Nga ajo kohë jam në këto kushte. Nuk e di nëse Antea e ka thjeshtë dëshirë fëmijë, por dëshiron që të bëhet këngëtare, këndon gjatë gjithë kohës. Tani unë jam e përqëndruar tek formimi i saj, për momentin nuk di të them nëse është natyrë e tërhequr apo do që të bëhet publike”, tha spikerja.

Alfio Rrotani – Shefa kuzhine/moderator i “Bukë e kripë e zemër”

Indrit Çela – Shefa kuzhine/moderator i “Bukë e kripë e zemër”

Ata janë dy shefa kuzhine shumë të njohur në vendin tonë jo vetëm për gatimet fantastike, por edhe si imazh televiziv. Alfio Rrotani dhe Indrit Çela pas pesëmarrjes së tyre në “Masterchef” ku edhe u njohën, rrugëtimin profesional duket se do ta kenë së bashku. Të apasionuar pas ushqimit, të dy djemtë janë pedagogë kulinarie e konsulentë gatimi në disa prej restoranteve më të mira të kryeqytetit.

Në muajin Qershor ata u bënë pjesë e familjes së madhe të Tv Klan, dhe udhëtuan në 16 qytete të Shqipërisë në kërkim të shijeve tradicionale vendase. Por mesa duket kjo aventurë nuk përfundon këtu pasi kuzhinierët kanë gati projektin e radhës. Ata ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuluan më tepër detaje rreth programit të ri që pritet të nisë.

“Emisioni është konceptuar të ketë të ftuar, por njerëz të thjeshtë. Do të jetë një format ndryshe dhe me aksion, batuta dhe origjinal siç jemi vetë. Nuk mund të japim një datë se kur do të filloj emisioni dhe me emrin jemi duke punuar, po e rishikojmë. E rëndësishme është që do të bëjmë receta shumë të mira dhe çdo ditë sugjerimet për drekën do të vijnë nga ne” tha Indriti.

Gjatë emisionit Alfio tregoi edhe marrëdhënien me bashkëprezantuesin, Indritin teksa zbuloi se edhe pse kanë jetuar në të njëjtën zonë në Itali nuk ishin takuar kurrë.

“Ne të dy kemi jetuar në të njëjtën zonë të Italisë, por nuk jemi takuar kurrë dhe nuk jemi parë kurrë. Kemi patur të njëjtin rreth shoqëror, kemi punuar me të njëjtët shefa kuzhine, por nuk jemi takuar kurrë. Jemi takuar këtu në Shqipëri duke folur për gatimin. Unë punoja në një restorant ku Indriti kishte ardhur për darkë dhe aty zbuluam që kishim jetuar në të njëjtën zonë në Iltali dhe ka lindur një shoqëri shumë e bukur”, tha Alfio.

Shefat po ashtu treguan edhe eksperiencën e tyre me “Bukë, kripë dhe zemër”, emision përmes të cilit zbuluan receta tradicionale shqiptare në qutete të ndryshme.

“Ne kemi jetuar prej vitesh jashtë shtetit dhe rrugëtimi me “Bukë, kripë dhe zemër” ishte një udhëtim edhe për ne sepse ne nuk e njohim shumë Shqipërinë. Në tryezat tona ka shumë pak ingredientë realisht, por gjëja që më ka mbetur në mendje është që tryezat tona janë gjithmonë plot. Në çdo qytet dhe në çdo shtëpi na kanë pritur shumë mirë”, tha Indriti.

Bernarda Cicko – Mësuese e lëndës Tekstil-Konfeksion në shkollën e mesme profesionale “Isuf Gjata”, në Korçë