RUDINA – ÇFARE NDODHI NE EDICIONIN E 90-të TE ÇMIMET OSCAR’S; ALBA HOXHA, IMAZHI I RI I MOTIT NE TV KLAN

RUDINA – ÇFARE NDODHI NE EDICIONIN E 90-të TE ÇMIMET OSCAR’S; ALBA HOXHA, IMAZHI I RI I MOTIT NE TV KLAN

19:47 05/03/2018

Të ftuar:

Rovena Rozhani – Gazetare

Besmir Metani – Gazetar, prezantues televiziv

Sara Kolami – Prezantuese televizive

Mbrëmja e kaluar i është kushtuar kinematografisë botërore të ndajes së Çmimeve Oscars 2018.

Këtë vit ka qënë edicionin i 90-të, i ndarjes së Çmimeve Oscars, që është mbajtur si çdo vit në “Dolby Theatre” në Los Angelos dhe që ka mikpritur në një mbrëmjë gala yje e Hollywood-it, nën prezantimin e komedianit Jimmy Kimmel. 

Për të folur në lidhje me këtë mbrëmje të madhe ishin sot të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan gazetarja Rovena Rozhani, prezantuesi Besmir Metani dhe prezantuesja Sara Kolami.

Gjatë emisionit të ftuarit po ashtu komentuan edhe veshjet më të mira dhe sipas tyre të gjitha veshjet ishin klas por disa prej tyre spikatën më shumë.

“Një nga yjet më të përfolurat për fustanin më të bukur ishte edhe Jennifer Lawrence, e cila u fut në tapetin e kuq jashtë Teatrit Dolby me një fustan mahnitës Dior, duke vijuar me të tjerë yje si Sandra Bullock, Lupita Nyong’o dhe Gal Gadot”

, tha Kolami. 

Oscar 2018 ishte një edicion special, pasi vjen pas skandalit seksual të Shtatorit që vuri në dyshim edhe ekzistencën e kësaj nate. Komediani i njohur amerikan Jimmy Kimmel, moderoi edhe këtë vit mes batutash mbrëmjen magjike të cmimeve Oscars. Akademia e Oskar-ve, këtë vit vendosi që ‘Shape of water’ të ishte filmi më  i mirë.

Një film që flet për dashurinë e një pastrueseje që punon në një ndërtesë sekrete të qeverisë amerikane me një krijesë të krijuar në laborator, e cila jeton në ujë. Pastruesja, e cila është memece krijon një lidhje të fortë ndjenjash me këtë krijesë duke i hapur rrugën një aventure fantastike.  Ky film arriti të shkëlqejë mbrëmjen e djeshme duke marrë plot 4 statuja të arta.

Alba Hoxha- Prezantues e motit ne Tv Klan

E kemi ndjekur në skenë si një prej balerinave më të mira të trupës së baletit në Tv Klan. Më pas dhe në programin “Stop”, si njëra nga velinat, por prej datës 1 Mars, ditën e parë të pranverës, atë e kemi parë nën moderimin e rubrikës së motit në ekranin e televizonit Klan, Alba Hoxha, tashmë është imazhi i kësaj rubrike.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” ku foli për eksperiencën e saj të re dhe fillimet në balet.

Hoxha rrëfeu gjatë emisionit se ditën e tretë pasi ishte bërë pjesë e trupës së baletit, koreografi Albi Nako ka dashur ta heqë.

 

“Është një projekt i ri i Tv Klan të cilin ma besuan mua nëpërmjet një audicioni. Për të qenë e sinqertë lindi si ide e Albi Nakos dhe ishte ai që më propozoi për të qenë pjesë e këtij projekti. Kishte dëgjuar për audicionet dhe më sugjeroi mua duke qenë se ai shpeshherë merret me balerinat e trupës, na jep ide dhe na shtyn për të ecur përpara në karrierë. Unë kam pothuajse 6 vjet që jam pjesë e trupës së baletit të Tv Klan.

Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një dru i pagdhendur, tupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”

, tha Hoxha.

Malvina Daraku- Perfaqësuese e Versace 19.69

Të ngjashme
UKT