Alketa Vejsiu rrefen rifillimin e punes pas karantines!

Informacione:“Në kurthin e Piter Pan 3” ndërpreu transmetimin për shkak të koronavirusit, pas 5 puntatave të transmetuar cdo të hënë në Tv Klan. Pas rreth dy muajsh shkëputje do të rikthehet sontë në orën 20:15 në TV Klan, nën drejtimin e Alketa Vejsiut.

Fëmijët që janë pjesë e “Në kurthin e Piter Pan 3”: Fladia Topi, Anri Beqari, Skyla Fezollari, Kristi Nano, Emel Bracja, Nikolla Prendi, Amaris Kapllani, Herla Hasa, Ariz dhe Matia. Gjatë ditëve në karatinë Alketa ka postuar video të ndryshme duke gatuar, si pasta me përbërës të me karcof apo shparguj. Por dhe japrak.

Ndërkohë ditët e fundit Alketa ka njoftuar përmes instagramit se Atelia Class Event by Alketa Vejsiu ka prodhuar bluza që mund të blihen olline. Bluzat mund të jenë të personalizuar dhe të qëndisura sipas dëshirës.

Xheraldina dhe Agron Vulaj rrefejne historine e tyre te dashurise!

Agron Vula drejtor produksioni në RTV-21 (Radio Teleivizionit -21 )dhe regjisor i emisionit “Dicka po zihet”. Xheraldina prej më shumë se 14 vitesh drejton programin shumë të suksesshëm “Dicka po zihet” ndërkohë është dhe zëvëndësdrejtore e RTV-21. Agroni dhe Xheraldina janë njohur në Ulqin. Kanë 35 vite martesë. Ndërsa kanë 40 vite që janë njohur me njëri- tjerin.

Në shtëpi jetojnë së bashku me prindërit e Xheraldinës Naxhije Buçinca, Fahri Buçinca. Xherladina ka vazhduar me xhirimin e programit “Dicka po zihet” nga shtëpia. Program që transmetohet cdo të dielë në orën 11 të paraditës në RTV-21. Madje në një program të regjistuar në karantinë kanë qënë Ledri dhe në një program tjetër po ashtu me prindërit e saj.

Ledri Vula në muajin prill ka publikuar albumin e ri të titulluar 10/10. Gjithashtu dhe ai është karantinuar me ta po ka disa ditë që ndodhet në Brezovicë. Ndërkohë vetëm para pak javësh ka publikuar lidhjen përmes një foto-je në instagram me blogeren Sara Hoxhën që përflitej prej kohësh.

Ndërkohë Agroni dhe Xheraldina mbajnë dhe 4 qenush në shtëpi.

“The headhunder” feston 8-vjetorin ne treg!

Kompania “The Headhunter” ka nisur aktivitetin e saj 8 vite më parë tashmë shtrihet në 9 vende të botës. Numëron 86 punonjës. Deri më tani ka pasur 800 klientë dhe rreth 250 000 të trajnuar. Ka arriut të ketë 420 000 rektrutime.Aktiviteti i kompanisë “The headhunter” prek gjithë cepat e Evropës Juglindore (nga Shqipëria në  Kosovë, Bosnje- Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Qipro) duke arritur të shtrihet deri në Teksas (SHBA).Elton Ilirjani është drejtori ekzekutiv i kompanisë “The headhunter” ndërkohë është dhe aksioner.  Zyrat e kësaj kompanie janë në Neë York.

Kompania “The Headhunter” vazhdon aktivitetin e saj dhe në këtë kohë pandemie duke punuar nga shtëpia.

Kompania “The headhunter” është bërë shumë e njohur nëpërmjet shërbimeve rinovuese në përzgjedhjen e personelit për bizneset që kërkojnë profesionalizëm dhe efikasitet. Njëkohësisht, ajo ka vënë në punë një mentalitet të ri në lidhje me rekrutimet në përgjithësi. Në pak vite, The Headhunter Albania ka dëshmuar lidership të padiskutueshëm në tregun e punës të rajonit ballkanik, veçanërisht në sektorin e punësimit të vazhdueshëm.