At Spiro Kantundi – Prift

At Spiro Katundi ndonëse është në krye të kishës së Mitropolisë në Korçë prej 14 vitesh, ndan me të tjerët edhe pasionin e tij për muzikën. Ai ka filluar të këndojë shumë herët, që para se të bëhej prift. Po ashtu ka krijuar dhe shumë tekste këngësh. Ka marrë pjesë në koncerte e festivale dhe ka qenë pjesë e estradës së Korçës.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer jetën e tij dhe pasionin për muzikën.

“Babai im ka qenë prift dhe unë e kam parë të veshur kështu siç jam unë sot. Kur u mbyllën kishat e pashë të veshur civil. Kur kishat u rihapën sërish njëri nga djemtë e shtëpisë duhej të vijonte atë që u la në mes nga babai dhe shkova unë meqë kisha zë. Sepse kisha muzikën e ka primare. Kur kam veshur për herë të parë veladonin e priftit më 1992, sapo mbarova shërbesën kam shkuar tek varri i babait dhe ndeza qiri.

Nëse nuk do të isha bërë prift do isha bërë këngëtar. Për herë të parë në skenë kam dalë me Teatrin e Kukullave të Korçës. Aje u dallua vokali im dhe më thanë: “Pse nuk këndon?” U angazhova dhe për 15 vite në estradën e qytetit të Korçës dhe kam kënduar në aktivitete të ndryshme. Muzika vazhdon të mbetet një nga dashuritë e mia, por më tepër jam i angazhuar me tekstet e festivalit për fëmijë të qytetit të Korçës. Jam vlerësuar me çmime vazhdimisht”, tregoi At Spiro Katundi.

Adela Muçollari – Primobalerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Anxhelo Muçollari – Primobalerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Ndonëse në jetë janë motër e vëlla, në skenë përpara publikut ata janë dy profesionistë që gërshetojnë bukur baletin klasik, neoklasik dhe atë kontemporan. Primobalerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit Adela dhe Anxhelo Muçollari do të mbajnë recitalin e tyre të parë këtë fundjavë.

Ata kanë menduar që të ardhurat që do të mblidhen nga recitali i tyre i parë i titulluar “Në majë të gishtave”, të shkojnë për kurat e fëmijëve me sëmundje gjaku të Pediatrisë së Tiranës. Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Adela dhe Anxhelo Muçollari treguan detaje nga recitali i tyre, i cili do të ketë shumë pjesë.

“Në majë të gishtave” mendojmë se është titulli i duhur për recitalin tonë të parë. Unë kisha shumë kohë që mendoja për të bërë një koncert recital, por prisja që në krahun tim të kisha Anxhelon. Ky recital do të jetë i veçantë sepse do të ketë brenda shumë pjesë, do të ketë ato të repertorit klasik botëror, do ketë balet neoklasik, muzikë live, interpretime të baletit kontemporan etj. Do të jetë një show shumë i bukur”, tha Adela Muçollari.

Premiera “Në majë të gishtave” do të jetë më 15 Mars dhe do të rivihet në skenë edhe në datat 16 e 17 në ArTurbina.

Elda Çule – Mjeke nefrologe në spitalin Hygeia