#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Petri Bozo, Alda Bida, Hygerta Sako, Aldona Elezi, Ertemiona Mejdani, Olta Ahmetaj, Ilvi Sinani

Miss Shqipëria feston 25-vjetorin/ Kujtime dhe histori të pathëna

“Vajzat e viteve 2000 me grim të thjeshtë”, Petri Bozo: Jam për bukuri natyrale! Ç’janë këto operacione

Spektakli madhështor i bukurisë “Miss Shqipëria” ka mbushur plot 25 vite.

Producentë e themelues të këtij kompeticioni, Alda Bidaj dhe Petri Bozo kanë folur këtë të Shtunë në studion e “Rudina” në Tv Klan për rrugëtimin e jashtëzakonshëm në vendet më piktoreske të Shqipërisë dhe gjithë punën e madhe.

Por teksa flitej për peripecitë e fillimit, u diskutua dhe për operacionet plastike dhe sa shumë kanë ndryshuar vajzat e viteve 2000 me sot.

Petri shprehet në mënyrë absolute pro bukurisë natyrale, ndërsa Alda thekson se ajo është çështje zgjedhjesh personale.

Petri Bozo: Pasi bëjnë operacionet e gjërat, me trurin e tyre…Zgjohen në mëngjes dhe thonë “unë kam lindur kshu”, si ke lind kshu ti mi?! Ti ke qenë ashtu, ke qenë kjo gjëja e vyshkur kështu dhe pastaj të kemi zbukuruar ne.

Alda Bidaj: Petri i shikon shumë bardh e zi gjërat dhe shpesh kemi debate me njëri-tjetrin. Tani për hir të së vërtetës, le të kthehemi vite e vite përpara. Sigurisht me kalimin e kohës evoluon edhe e bukura, është një fat shumë i madh që të gjitha vajzat e bukura kanë mundësinë të kurohen, të jenë gjithnjë e më të bukura dhe të mbeten të freskëta. Ajo që është e bukur dhe që vlen shumë është…Ty  të ndryshon edhe mënyra e grimit, pra nëse një vajzë 17-vjeçare në vitin 2000 kishte një grim fare të thjeshtë, sot është një zonjë shumë më e bukur…

Petri Bozo: Pse është kjo zonjë e pabome? Edhe vazhdon të jetë zonjë? (I drejtohet Aldona Elezit) E pra këtë po themi tashi…

Alda Bidaj: Është çështje zgjedhjesh.

Petri Bozo: Unë jam kundër, o zemër unë jam për bukuri natyrale! Ç’janë këto të bëra kështu me operacione?! (Të qeshura në studio)

Rudina Magjistari: Doli moda me vetulla të trasha, i lanë të gjitha. Po hollove vetullën dukesh njeri tjetër.

Alda BidajE rëndësishme është që vendimet për pjesëmarrjen  e vajzave apo qoftë dhe për festën që kemi përfunduar, nuk i mer zoti Bozo.

(Të qeshura)

Ne jemi një staf që punojmë bashkë, marrim vendime bashkë dhe sigurisht këto debatet që njerëzit po i shohin këtu ne i kemi të vazhdueshme.

Rudina Magjistari: Petrin e njohim të gjithë dhe e kemi shumë  xhan.

Alda Bidaj: Petri vdes për të nxitur debat.

“Miss Shqipëria” mbush 25 vjet, Hygerta Sako: Petri është energjia, ndërsa Alda truri

“Miss Shqipëria” ka mbushur plot 25 vite që nga krijimi i spektaklit. Të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, producentë e themelues të këtij kompeticioni, Petro Bozo dhe Alda Bidaj rrëfyen mbi punën ndër vite.

Si pjesë e rëndësishme e këtij spektakli që prej vitit 1998, Hygerta Sako i cilëson çiftin si truri dhe energjia.

Alda Bidaj: Fatmirësisht jemi modestë të gjithë, por kërkojmë që ta bëjmë më mirë.

Hygerta Sako: Vërtet Petri është më televiziv, më i njohuri, regjisori dhe le të themi ideatori i gjithë kësaj gjësë. Por mund të themi që është pak dhe ana fizike, energjia…

Petri Bozo: Unë jam psikopat mo... (Të qeshura në studio)

Hygerta Sako: Por truri në fakt është Alda, rifiniturat i qëndis Alda.

Alda Bidaj: Të gjithë bashkë! Jemi një grup shumë i mirë që punojmë dhe unë u jam falënderuese të gjithëve, atyre që na kanë hapur derën na kanë mikëpritur, atyre që kanë prodhuar bashkë me ne “Miss Shqipërinë” në vite, televizioneve dhe dua të them një moment shumë të veçantë. Vitin 2000, ishte momenti kur Klani pas atij viti u bë televizion kombëtar sepse me Tv Klan-in e kemi prodhuar në vitin 2000, si një forcë të produksionit që transmetohej live nga Butrinti, ishte një gjë e jashtëzakonshme. Kështuqë faleminderit Tv Klan, vajzave dhe “Miss Shqipëria”, misioni vazhdon./tvklan.al

Miss-et ndër vite të Miss Shqiperia, ku jane ato sot/ Nga 1998-2022

Miss Shqiperia, si ka evoluar konkursi i bukurisë në 25 vjet/ Dikur vajzat paragjykoheshin