#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen

Të ftuarit: Flaura Kureta, Neritan Liçaj, Rona Kastrioti, Martin Pano, Plarent Kapo

“Orfeu zbret në ferr”/ Premierë në teatër shfaqja që u censurua 52 vite më parë

Kanceri i zorrës së trashë, ja shenjat që nuk duhet të neglizhoni

Kanceri i zorrës së trashë edhe në moshat e reja, 22-vjeçari u diagnostikua me tumor 2 cm

Mjeku Plaurent Kapo , i ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi kancerin e zorrës së trashë, evidenton ndryshimin e kësaj sëmundjeje lidhur me moshën. Pacientët që kanë trashëgimi familjare janë më të rrezikuarit dhe duhet të mos neglizhojnë kontrollin e kolonoskopisë. Aktualisht, rastet nuk figurojnë më në moshën e tretë, por kanë filluar edhe tek të rinjtë.

Plaurent Kapo: Sot po flitet edhe te moshat 45 e sipër, s’ka më te moshat  50-69 vjeç që duhet bërë  kolonoskopia. Kam pasur raste të fatkeqësisë që kam diagnostikuar çuna të rinj, moshë të re me tumore, me ato polipet që demonstruam pak më parë që ato po t’i lësh për 5-10 vjet, transformohen në tumore, transformohen në kancer të zorrës së trashë.

Rudina Magjistari: Dhe një i ri këtë e neglizhon sepse i vjen turp të vijë të bëjë kolonoskopinë, ky është i gjithë problemi.

Plaurent Kapo: Fatmirësisht kanë qenë kolegët e mi që kanë ngulur këmbë dhe pacienti është paraqitur dhe i kanë hequr polipin pastaj dhe ka qenë goxha i madh, gati 2 centimetra në një moshë të re, 22 vjeç. Është rast që kam pasur kohët e fundit.

Martin Pano, artisti i ri skenës shqiptare

/tvklan.al