#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Gaqo Apostoli Marcela Tringaj Iva Kalemi Ilir Dushkaj Bona Miekleyn

#hobi #pasione #aktivitete

Hobit që na e bejnë jetën më të bukur: Nga gatimi tek videot me dron

Okllai, hotel për bletët, litar/ të ftuarit befasojnë me objektet në studio

Gaqo Apostoli këndon në studio “The power of love” të Celine Dion

Nga qëndisja e deri te loja me domino, hobet e shqiptarëve dikur

Në programin e sotëm të “Rudina” në Tv Klan është diskutuar mbi hobet e shqiptarëve. E teksa të ftuarit kanë treguar me detaje se si e shpenzojnë kohën e tyre të lirë, patën nostalgji për vitet e shkuara.

Padyshim, hobet e shqiptarëve në vitet ’90 ndryshojnë shumë me ato sot.

Iva Kalemi: Kopshtaria…

-Kopshtaria, kush jetonte në fshat.

Iva Kalemi: Edhe në qytet, kishin lulet tipike në pallat.

Marçela Tringaj: Po edhe ato punët e dores, qëndisnim.

-Në shtëpi një pjesë e mirë merrej me punë dore.

Bona Mikli: Me punë kryq, ato qilimat.

Gaqo Apostoli: Në atë kohë hobi ishte dhe stërvitja vullnetare. (Të qeshura në studio) Pastaj domino, që luajnë dhe tani.

-Është dhe tavlla.

Ilir Dushkaj: Unë mbaj mend im atë e ka pasur shumë pasion, luante shah. Në kohë të partisë, në fshat të gjithë mësuesit luanin mbasdite shah. Tani im atë luan shah nga telefoni me njerëzit nëpër botë./tvklan.al