Rudina – Emisioni 30 Shtator 2020



Rudina – Emisioni 30 Shtator 2020

18:53 30/09/2020

Xhesika Berberi e dashuruar… Modelja flet per aktin human

Ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë në një lidhje direkte modelja e njohur shqiptare që jeton në ShBA Xhesika Berberi.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi hapën një faqe “Go fund Me” për t’iu ardhur në ndihme të prekurve nga tërmeti. Pas disa muajsh ato kanë ndërtuar dy shtëpi, një në Ndroq dhe një në Picallë.

Gjatë intervistës me Rudinën, modelja shprehet se është shumë krenare dhe e lumtur për këtë arritje dhe është një nga sukseset më të mëdha që ajo ka arritur në jetë.

Rudina MagjistariPuna jote ka lënë gjurmë të forta këtu, nuk harrohet lehtë sepse keni bërë një gjë të jashtëzakonshme ti dhe Adrola.

Xhesika Berberi: Ishte nje punë në grup, kemi bërë diçka shumë të bukur. Ndihem shumë krenare dhe është një nga gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, një nga sukseset më të mëdha që kam arritur deri më tani dhe shpresojmë të kemi një vazhdimësi sepse ky është vetëm fillimi.

Rudina  Magjistari: Sot ato dy familje janë të rehatuara në shtëpitë e tyre. Më trego pak emocionet për takimin me familjen.

Xhesika Berberi: Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, zëri më dridheshe, isha shumë e lumtur. Të them të drejtën njerëzit duhet të kuptojnë se cila është esenca e jetës, unë e kam kuptuar falë familjes sime, është se çfarë do të mbjellësh, do të korrësh. Nëse ti bën diçka të mirë, diçka e mirë do vijë, nëse bën diçka të keqe, mos prit të shohësh një ditë të bardhë.

Duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin sepse vetëm kështu shqiptarët mund të çajnë anë e mbanë botës sepse jemi njerëz të sakrificës, kemi një zemër shumë të madhe dhe duke qenë të bashkuar ne mund të bëjmë çudira dhe ta bëjmë Shqipërinë hartën e qëndrës së botës. /tvklan.al

Etmond Mancaku realizon nje pjese orkestrale per babane e ndjere nga jeta

Etmond Macaku është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Fillesat i ka ne vitin 90 me ish grupin” Klandestin” si vokalist, kompozitor e kitarist. Ne vitin 1994 vjen albumi i pare “Engjelli i rrembyer” kur ne kete album ishte kompozitor, orkestrues dhe autor tekstesh. Nje album ku moren pjese kengetaret me ne ze te asaj periudhe si: Dashnor Diko, Elton Deda, Redon Makashi, Gjergj Jorgaqi, etj.

Etmond Macnaku në korrik të këtij viti ka publikuar këngën “Mall për ty” një këngë orkestrale që ia dedikon babit të tij të ndjerë Ali Mancaku që është ndarë nga jeta rreth një vite e gjysëm më parë.

Për këngët e Etmondit, babai i tij i thoshte: sa bukur do të ishte po të ishte orkestrale, i pëlqente shumë kitara. Ali Macaku ka qënë valltar.

Etmond është babi i Ëendit Mancakut këngëtares me zërin potente që ka qënë pjesë e Gjeniut të Vogël dhe Këngës Magjike.

Në pranverë Etmondi do të realizojë një koncert tek Amfiteatri i Tiranës.

Risite nga Comodita Home/ Comodita Tv Shop dhe HORECA

Comodita Home numëron 24 dyqane në të gjitha qytetet e Kosovës, 14 në Shqipëri dhe 11 në Maqedoni.Që prej ditës së hënë pra më datë 28 shtator në Shqipëri nga Comodita home është futur si risi “Comodita Tv Shop”. Ndërsa në Kosovë është futur që më datë 9 mars në 5 vjetorin e kompanisë. Tani cdo njeri ka mundësi që të telefonojë dhe të përfitojë nga ofertat. Pra, pas suksesit si kanal ne Kosove, kete te hene (me 28 shtator) startoi edhe ne Shqiperi dhe ne Maqedonine e Veriut.

-Oferta eksulzive te vlefshme vetem per Comodita Tv Shop:  Blerje e shpejte, oferta zgjat vetem 2 ore. Klientet gjate ketyre 2 oreve mund te telefonojne falas ne numrin 0800 77 88.Klientet perfitojne transport falas deri ne adresen e tyre.

Risia tjetër që vjen nga Comodita është projekti i ri i Comodita Home i dedikuar per Hotelet, Restorantet dhe Kafeterite. Emri i ketij projekti eshte Nouve Blanc dhe mbulon produkte te ndryshme qe do plotesojne sherbimin e mikpritjes.




Të ngjashme