Alma Çupi ne interviste per here te pare me vajzen e saj, Arba.

Të ftuara sot në studion e Rudina Magjistarit, kanë qenë moderatorja e njohur e emisionit “Histori Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan dhe vajzë e saj Arba e cila prej 4 vitesh jeton dhe studion në Gjermani. Ato kanë folur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën dhe si ka ndikuar distanca mes tyre tashmë që janë larg. Arba tregon se largësia i ka bërë ato edhe më të afërta me njëra-tjetrën. Përsa i përket prindërimit, Alma Çupi tregon se e ka këshilluar gjithmonë vajzën e saj gjatë adoleshencës që të njihej me djem të moshës së saj dhe kurrësesi më të mëdhenj se vetja.

Rudina Magjistari: Për miqësitë e tua, për ndonjë shok flet me mamin?

Arba: Po, flasim shumë hapur me njëra-tjetrën. Mami më ka mbështetur gjithmonë dhe e di që është jeta ime, që janë zgjedhjet e mia, që është shoqëria ime dhe jeta ime private.

Rudina Magjistari: Kështu që mami bën shoqen në këto momente, jo mamin në këto biseda.

Alma Çupi: Unë e kam mbështetur në zgjedhjet që ka bërë, natyrisht kam dhënë ato këshillat e mia. Kur ka qenë më e vogël, adoleshente i kam thënë mund të kesh lidhjet e tua, por kurrsesi me një njeri më të madh se vetja. Mundësisht ta kesh moshatar, brenda shkollës që të eksploroni njëri-tjetrin. Domethënë nuk e kam pranuar që të lidhet me dikë më të madh se vetja.

Kjo ka qenë pjesa e adoleshencës që isha pak më këmbëngulëse, ndërsa tashmë është e rritur dhe nuk kam pse t’i jap më këshilla. Të bëjë zgjedhje për dëshirën e vetë dhe jo e detyruar, kjo ka qenë preokupimi më i madh, ndaj kam punuar fort që Arba çdo zgjedhje që ta bëjë, ta bëjë se do ta bëjë dhe jo e detyruar për të bërë një kompromis, apo se i mungojnë paratë apo ku di unë. E kam rritur në atë gjë që të bëjë atë zgjedhje që do. /tvklan.al

E preferuar ne te gjithe boten, ja si te pergatisni kafen amerikane ne shtepi.

Në pjesën e dytë do të flasim për një nga pijet më të dashur për të gjithë. Kafeja është një nga pijet më të vjetra që fitoi zemrat e miliona njerëzve në të gjithë botën. Disa njerëz nuk e nisin dot ditën e tyre pa pirë kafen e mëngjesit. Gjatë shekujve, metodat e përgatitjes kanë ndryshuar dhe përmirësuar. Si rezultat i këtij “evolucioni”, u shfaqën shumë lloje pijesh kafeje, mes të cilave kafeja ekspres dhe amerikane dallohen veçanërisht. Ne sot do të flasim për kafen amerikane dhe do të tregojmë sesi ta përgatisim atë në kushte shtëpie. Për këtë do të na ndihmojë si gjithmonë, baristin e mirënjohur, Mario Butsi.

“Sy dhelpre”, grimi trend i ketij sezoni.

Në këtë pjesë të trete të programit do të kemi të ftuar një bloggere make-up. Mbase gjatë festave kemi përdorur disi make-up me tone të forta dhe me ngjyrat që shkonin në ditët e festave, por se cfarë trendesh do ketë në këtë vit që sapo kemi hyrë do të kemi në studio një vlogere, e cila ka zgjedhur të vijë me një grim që hyn tek trendet e këtij viti.