Rudina – Emisioni 7 Tetor 2020



Rudina – Emisioni 7 Tetor 2020

19:00 07/10/2020

Shqetësimet e nënave të reja/ Kthimi në formë pas lindjes!

Të bëhesh nënë është ndjenja më unike në botë, jep jetë nga jeta jote dhe ky është bekim i madh për këdo grua që e përjeton këtë mundësi. Nga momenti i lindjes e në vazhdim, fokusi kryesor i nënës qëndron tek fëmija i sapolindur. Por kohët e fundit vihet re një kujdes më i madh ndaj vetes. Nënat po i kushtojnë vëmendje trupit të shëndetshëm gjatë dhe pas shtatzënisë. Një pjesë e mirë e nënave të reja, të pa mësuara më ndryshime trupore janë nën presion nga rrethanat e jashtme, kalojnë një periudhë jo të lehtë pas shtëzanisë. Për këtë temë në studion e Rudinës në Tv Klan kanë qenë të ftuara Fatma Haxhialiu, Anjola Hamzaj, Jonida Alickolli dhe Alba Cobaj.

Moderatorja Fatma Haxhialiu është shprehur se kohët e fundit shumica e nënave pasi lindin pësojnë ndryshme jo për mirë në trup, por ka dhe nga ato gra apo vajza që mbeten me një trup në super formë dhe postojnë foto në Instagram me bikini, ku tregojnë se janë ende seksi, apo pllakat në bark dhe ky është një presion shumë i madh për nënat e reja në përgjithësi.

“Ajo që kam dashur unë të shpreh dhe përmes një postimi në Instagram nuk ka të bëjë me ato vajza apo gra që duan të rikthehen në formë, që e ndjejnë të nevojshme se ndihen mirë, disa të tjera kanë fatin e madh gjenetik etj.

Çështja nuk është këtu, çështja është që duke imponuar këtë lloj standarti dhe duke nisur këtë lloj gare në media kush arrin më shpejt të vijë në formë, kush formon pllakat e barkut, kush duket më seksi me bikini mes mamave të reja është një presion i jashtëzakonshëm.

Qindra mijëra nëna aty jashtë fillojnë të kenë realitet të shtrembëruar se si duhet të duket një grua pas lindjes. Çdo grua pas lindjes duket e lodhur, ka rrathë të zinj, ka dhimbje të gjirit dhe dhimbje të trupit. Ka nëna që janë pa gjumë, me orare të shkatërruara, me një fëmijë që nuk di se çfarë t’i bëjë dhe të mendosh me këtë jetën të re që je kaq e papërgatitur dhe që në shumë momente ndihesh shumë e pa shpresë, pra me të gjitha këto mendime të këqija në kokë dhe nga ana tjetër të propozohet një realitet tjetër që nuk është realitet, është thjesht një foto në Instagram.

Unë jam e bindur që është vetëm një moment dhe është vetëm aty sepse edhe ato janë nëna, kanë netë pa gjumë, vështirësitë dhe pasiguritë në veten e tyre. Të gjitha këto t’i mbledhim e t’ja servirim publikut që janë gjëra normale”, është shprehur Fatma. /tvklan.al

Jonida Aliçkolli: Mjaft na dhate keshilla memesie ju qe sapo jeni bere nena!

“Vetem ti”/ Devis Xherahu: E kam pergatitur per 10 dite kengen e re!

Këngëtari Devis Xherahu ka publikuar më 23 korrik këngën e tij më të fundit me titull “ Vetëm ti” në bashkëpunim me dy artistë të rinj Almir Leka me emrin e artit (Marly) dhe Santi Mjeshtri (Santi). Këtë herë Xherahu ka vendosur të vijë me një klip ritmik dhe mjaft veror. Muzika e kompozituar nga Devis Xherahu, teksti nga Almir Leka dhe Santi Mjeshtri.




Të ngjashme