Tetova ne zi/ Zjarri ne spitalin covid u merr jeten 14 personave!

Një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin mobil të Tetovës, ku kanë qenë të shtruar të infektuarit me covid. Një lajm që na ka prekur të gjithëve edhe për faktin se është raportuar një numër shumë i lartë i viktimave. Deri më tani raportohet se ka 14 viktima, (e ndryshojmë nr serish nese ka më shumë). Bashkohemi me dhimbjen tuaj dhe shprehim ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju urojmë shërimin sa më parë të lënduarve dhe rikthim pranë familjarëve të tyre!


Si është situata aktualisht? Si është gjendja e të lenduarve? Do të na raportoj në një lidhje direkte gazetarja Xhumadije Ibrahimi, por do të kemi edhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi…  

Dy shoqe si Ema Andrea dhe Joli Agolli, miqesia qe nisi ne moshen 10-vjecare.

Do të vazhdojmë emisionin me dy të ftuara shumë speciale. Janë dy emra shumë të njohur në vendin tonë  lidhur me fushën e artit. I bashkon një miqësi e gjatë, një miqësi e nisur që në moshën 10-vjeçare e për të vazhduar edhe në ditët e sotme, ndonëse kilometrat, jeta e përditshme dhe rutina nuk i lejojnë të jenë gjatë gjithë kohës bashkë…

“Pse vriten dhe vetevriten shqiptaret?”

Çdo ditë e më tepër mediat raportojnë raste të shqiptarëve, të cilët vetëvriten. Në gjendje të rënduar psikologjike të rinj, burra, gra e të moshuar i dorëzohen aktit të vetëflijimit. Për shkaqe të ndryshme, herë një lidhje sentimentale e dështuar, herë të tjera depresion, arsyet përse shumë njerëz zgjedhin të vetëvriten janë nga më të ndryshmet. Në Shqipëri, numri i njerëzve të cilët i japin fundit jetës së tyre, janë në nivele të larta por edhe numri i vrasjeve eshte shumë shqetësues. Për këto raste por edhe një problematikë e theksuar e vendit tonë do të flasim sot me sociologun Gezim Tushi.