Të ftuar:

Olti Curri– Blogger

Iva Tico – Gazetare

Enxhi Lula – Gazetare

Krahas atmosferës festive, në fundin e vitit që lamë pas shumë personazhe të famshëm shqiptarë dhe të huaj kanë përfunduar në qendër të vëmendjes.

Lidhje, martesa, ndarje dhe lindje janë disa nga ngjarjet më të komentuara të fundvitit në showbizin shqiptar. Për të folur rreth tyre, sot ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, blogeri Olti Curri dhe gazetaret Iva Tico e Enxhi Lula.

Një çift mjaft i përfolur është padyshim Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët më në fund pranuan lidhjen dhe dolën publikisht bashkë. Kjo ndodhi pikërisht gjatë xhirimeve të “Op Labi Party 2019”, ku ata u shfaqën që në hyrje të kapur për dore. Gjatë festës, Genci tha: “Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”.

“Genci dhe Eni e kanë pranuar tashmë lidhjen e tyre dhe shumë mirë kanë bërë, sepse ishin gjithë kohën misteriozë. Kam përshtypjen se kjo i bën mirë edhe karrierës së tyre dhe i jep edhe një pjekuri”, tha Curri.

“Ndoshta po të deklaroheshin që ditën e parë do të binte ai kurioziteti, ndërsa kështu është më mirë”, tha Tiço.

“Ndoshta mund të kemi edhe një dasmë, sepse Eni ka provuar edhe një fustan nusërie dhe e kemi parë edhe si nuse në Dhjetor”, shtoi Lula.

Një vit pas ndarjes nga babai i djalit të saj, Hueyda El Sayed duket se ka gjetur sërish dashurinë. Ajo ka pranuar se tashmë është më e lumtur se kurrë dhe ka publikuar një foto në rrjetet sociale me të dashurin e saj. Nuk dihet se prej sa kohësh janë bashkë, por duket se lumturia i lexohet qartë edhe në sy.

“Hueyda El Sayed është një nga personazhet më fantastikë të showbizit shqiptar që nuk ka asgjë të fshehtë, është gjithnjë shumë e hapur dhe e gatshme të flasë. Edhe vite më parë ka qenë ndër të vetmit personazhe që i përgjigjej çdo lloj pyetje nga gazetarët. Ajo arriti të thoshte edhe që i shoqi e tradhëtoi, ndërkohë që shumë të tjera nuk ia thonë as shoqes së ngushtë këtë”, tha Tiço.

“Pjesën private gjithnjë e ka patur publike”, tha Lula.

“Hueyda edhe para se të ikte ishte nga ato personazhe që mbushte kopertinën në moment të fundit. Ajo nuk është pa filtra, di ta ruajë jetën private dhe është shumë e zgjuar në këtë drejtim. Megjithatë di të luajë shumë mirë. I dashuri i saj është drejtor i Institutit Financiar në Luksemburg dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët”, tha Curri.

Këngëtari Stine po ashtu ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij Graciela i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmin e ka bërë publik këngëtari, i cili ka shpërndarë një foto të ish-bashkëshortes dhe shkruan për ndarjen.

“Ata nuk kanë qenë të martuar në fakt, kanë një vajzë që quhet Estia. Të gjithëve na bëri përshtypje statusi i tij, ku deklaroi ndarjen dhe ndër të tjera thuhej se e falenderonte për momentet e bukura e të vështira që kishin kaluar sëbashku”, tha Lula.

Disa personazhe të tjerë mjaft të njohur për publikun shqiptar kanë marrë dhuratën më të çmuar për festat e fundvitit. Këngëtarja e mirënjohur Maya ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ku tregon edhe emrin që i ka vendosur të birit, Jonas.

“Fotoja është bërë pranë shtëpisë së saj, me siguri pasi ka dalë nga materniteti dhe e ka postuar në vigjilje të Krishtlindjes. Me siguri kjo është dhurata më e bukur për Mayan dhe kam përshtypjen që po e jeton shumë këtë moment që e ka pritur me shumë dashuri”, tha Lula.

“Kemi disa puntata që flasim për Mayan dhe prit edhe pak dhe do themi: Hyn në klasë të parë djali i Mayas”, tha me humor Curri.

Një tjetër lajm i muajit Dhjetor ishte edhe që Mozik dhe e dashura e tij Loredana kanë sjellë në jetë vajzën e tyre të parë. Ka qenë Mozik, ai që ka konfirmuar lajmin përmes një fotoje, ku zbulon se vajza quhet Hana.

“Mozik dhe Loredana janë shumë të rinj. Janë shumë të njohur të dy dhe kanë shumë ndjekës. Nuk dihet shumë për të, por është personazh shumë interesant dhe vajzën e kanë quajtur Hana”, tha Lula.

Lajda Porja – Meteoalb

Ky vit nisi me temperatura të ulëta dhe të gjithë përjetuam ditë e netë të ftohta. Madje dita e djeshme është cilësuar edhe si dita më e ftohtë, me temperatura që kanë arritur deri në -15 gradë. Po ashtu, dëbora ka rënë në shumë qytete të vendit.

Por për të treguar se si do të vazhdojë të jetë moti në vazhdim ishte e ftuar në emisionin “Rudnia” në Tv Klan, meteorologia Lajda Porja.

“Që nga mëngjesi i ditës së sotme temperaturat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin. Edhe në Tiranë kanë rënë flokë dëbore, por janë konvertuar në shi për shkak të rritjes së temperaturave. Sistemi i vranësirave ka qenë i përqëndruar në jug dhe dëborë ra në Dhërmi, Sarandë etj. Do vijojmë të mbetemi nën ndikimin e reshjeve edhe ditën e sotme, e deri të premten. Më problematike situata paraqitet në zonat jugore dhe juglindore. E gjithë zona malore do të ketë reshje dëbore dhe temperaturat mbeten në vlerën -6, -7 gradë. Ndërkohë përsa i përket zonave të ulëta dhe bregdetit do të ketë reshje shiu. Do të kemi sërish dëborë në zonat malore, pra e gjithë verilindja dhe juglindja pritet të marrë sasi të konsiderueshme dëbore. Kjo do të shkaktojë probleme, jo shumë në zonat e banuara, por në fshatra të thella.

Përsa i përket temperaturave, i gjithë muaji Janar do të ketë temperatura më të ulëta se sa normalja. Nuk do të ketë ngjashmëri me Dhjetorin, i cili ka qenë me temperatura mbi normalen. Do të kemi rritje të temperaturave deri në fundjavë. Në fundjavë do të kemi pauzë të reshjeve dhe rënie të lehtë të temperaturave që do të shkojnë në rang territori në -8 gradë, por në zona të thella temperatura mund të shkojë edhe më e ulët gjatë këtyre ditëve. Kjo situatë do të jetë e qëndrueshme deri në datë 18. Në dhjetë ditëshin e fundit të Janarit pritet të kemi një mot më të paqëndrueshëm dhe do të kemi reshje shiu dhe dëbore. Ndoshta do të kemi edhe ndonjë surprizë, që Tirana të rrezikohet nga reshje dëbore. Megjithatë mund të them dhe që problematike këtë muaj do të jenë ngricat në vendet ku ka patur dëborë”, tha Porja.

Eron Lazaj – Piktor