RUDINA – JUZEFINA TOPALLI NE NJE RREFIM 360 GRADE PER POLITIKEN, FEMIJERINE, SHKODREN DHE PASIONET E SAJ; “VAJZAT E HARQEVE” TREGOJNE SE SI U FORMUA GRUPI I TYRE!

Emision: 01.11.2018

Të ftuar:

Juzefina Topalli – Politikane

Ajo është një nga figurat që ka spikatur në politikë dhe në parlamentarizmin shqiptar. E fortë dhe e drejtpërdrejtë, Jozefina Topalli është e para grua në politikë, që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit, një pozicion që gjithmonë ka qenë i drejtur nga gjinia mashkullore. Edhe pse jo më një deputete, ajo vazhdon të jetë herë pas here aktive në jetën publike.

Politikania ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku tha se këto kohë ka parë në distancë politikën shqiptare dhe tregon se ndihet e zhgënjyer.

Rudina Magjistari: Tani që e shikoni nga një kënvështrim tjetër politikën shqiptare, çfarë note do t’i vinit? Si ju duket politika sot?

Jozefina Topalli: Kjo periudhë më ka dhënë mundësinë ta shoh politikën në distancë dhe të jem më realiste në vlerësimin e skenës politike shqiptare. Nëse në fillimet e këtij viti unë e ndiqja me interes të veçantë politikën, nuk mund të them se e ndjek më parlamentin e Shqipërisë. Më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Duket se ka rënë dhe më jep një ndjenjë trishtimi.

Rudina Magjistari: Ju keni ndërmend t’i ktheheni më politikës?

Jozefina Topalli: Thonë që nuk duhet të thuash kurrë jo, sepse nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsye njerëzore, më shumë se sa politike. Kur sheh se vendi po braktiset dhe shifrat janë alarmante, thu se ky është vendi ku kemi ndërtuar ëndrrat dhe nuk ka nënë në Shqipëri që do t’i ketë larg fëmijët. Kjo është një arsye e fortë për të bërë diçka për të stopuar ikjen. Është një brez i tërë që ka pikëpyetje. Historia jonë është tragjike në tërësi. Kemi kaluar momente të vështira, por prap kemi patur shpresë. Nuk kemi zbritur kurrë në dëshpërim. Mua më duket se kjo është hera e parë. Kjo kërkon një analizë të thellë për të zbuluar pse-në. Por unë po përmbledh në tre shtylla kryesore arsyet përse kjo qeveri duhet përmbysur: mjerimi, pamundësia dhe mungesa e shpresës.

Prej më shumë se një viti, Jozefina Topalli është shkëputur nga politika. Ajo ishte sot në emisionin “Rudina” ku ndryshe nga herë të tjera foli edhe për pasionet e saj. Politikania tregoi se ëndrra e saj e fëmijërisë ka qenë të ishte matematiciene, por sot tregon pasionet si e rritur. Kalërimi dhe kitara janë tashmë dy nga pasionet e saj.

“Unë i kam rënë kitarës në një festival fëmijësh që bëhej në Shkodër. Kam marrë pjesë vetëm një herë në orkestër. Nuk kam ndonjë talent për kitarë, por kur isha e vogël prindërit më dërguan në kurs kitare në Shtëpinë e Pionerit. Ishte diçka e veçantë, sepse jo shumë vajza i binin kitarës. Shtëpia e Pionerit ka patur aktivitete shumë të bukura. Prindërit na kanë edukuar që pavarësisht fushës në të cilën do të ishim, të bënim më të mirën që mundeshim. Unë kisha pasion për matematikën dhe aty jepja maksimumin. Vëllai im ka qenë kampion në volejboll dhe aty e jepte maksimumin. Motra ime po ashtu ka qenë shumë e mirë në mësime”, tha Jozefina.

Ajo shtoi më tej se një tjetër pasion i saj janë edhe garat me kuaj. Topalli tha se raporti me natyrën është ai që i jep një ndjesi të veçantë dhe se i mbush shpirtin.

“Gara me kuaj është ndër garat më të bukura. Unë nuk është se di të qëndroj dhe të vrapoj bukur me kalin, por është një ndjesi shumë unike. Nuk ka kafshë më fisnike se kali. Ndonjëherë ne humbim pjesën më të bukur të ditës tonë, raportin me natyrën. Rikthimi tek një këngë e bukur, tek një shikim i vërtetë të mbush shpirtin shumë më tepër se sa gjërat e luksit. Unë kam një rikthim të fuqishëm tek natyra. Tani nuk më kontrollon më kush ditën, tani e kontrolloj unë ditën”, përfundoi Topalli.

Prej më shumë se një viti, politikania Jozefina Topalli duket se i është përkushtuar totalisht familjes. Prej një kohe të gjatë tashmë, ajo po kujdeset për nënën e saj, e cila është e sëmurë.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Topalli tha se ka kaluar një moment shumë të vështirë kur ka marrë nënën e saj nga Shkodra, teksa tregon se ajo ishte gati në fund të jetës.

“Në këtë periudhë nuk më kontrollon më kush ditën, tani e kontrolloj unë ditën. Gjithë këtë kohë ia kam dedikuar nënës time, rri afër saj, i shërbej sepse është sëmurë. Por kur shkëputem, ndonjëherë më mbushet shpirti plot kur jam në natyrë. Nëna ime ka jetuar në Shkodër deri para dy vitesh, kur ishte gati në fund të jetës së saj. Ishte një moment shumë i vështirë për mua. E kam marrë me ambulancë dhe e kam sjellë në Tiranë në apartamentin tim. Asaj nuk i pëlqen fare, thotë më ke sjellë në spital, ngaqë janë dhomat shumë të vogla. Është mësuar me dhoma të mëdha në Shkodër. Por unë jam e qetë, sepse mund t’i shërbej dhe mund t’i rri afër”, tha politikania.

Xhejsi Mera – Violiniste
xhanina Çela – Violiniste
Aiola Laska – Violiniste

Meri Shehu – Austrologe

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, çdo fillim muaji, astrologia Meri Shehu zbulon në emisionin “Rudina” parashikimin e yjeve për secilën nga shenjat e horoskopit.

Meri Shehu renditi shenjat e horoskopit nga ajo më me fat, deri tek ato me më pak fat për muajin Nëntor.

“Nëntori është një nga muajt më pikantë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tonë. Shumë ekuilibra që kemi vendosur do t’i rishikojmë. Kemi një ngjarje të rëndësishme sepse ndryshojnë shenjat, marrin pozitivitet shenjat e zjarrit”, tha astrologia.

Renditja e shenjave të horoskopit për muajin ‘Nëntor’, nga më pak e favorizuara deri tek ajo më me fat:

12. Bricjapi-Kanë marrë shumë energji dhe ka ardhur momenti që energjitë që kanë marrë t’i kalojnë në meditim dhe të tërhiqen pak nga skena. Ata që do të kenë probleme me ligjin dhe martesën duhet të jenë të vëmendshëm.

11. Binjakët-Do të kenë një vit me shumë sprova. Njerëzit përballë tyre do të jenë të furishëm dhe me kërkesa të mëdha. Binjakët, ose do të plotësohen, ose do të përjashtohen. Mund të kemi ndarje dhe divorce, si dhe përballje për çështje ligjore. Do jetë një vit i madh sprovash.

10. Gaforrja-Janë në këtë pozicion sepse Nëntori do t’i japë pak stres në lidhje me marrëdhëniet familjare. Do marrin vendime dhe duhet të ndryshojnë punë. Ndjeshmëria e tyre nuk do të jetë e qetë.

9. Virgjëresha-Nuk do të riskojë me vendimet e saj. Edhe ajo që është më mediokre do të futet në një kallup të madh zhvillimi.

8. Demi-Me jupiterin në shigjetar do të futen në një periudhë të rëndësishme të parave dhe detyrimeve. Ky vit do të jetë viti i madh i ndryshimeve ekonomike.

7. Luani-Janë në një periudhë pozitive, por do të kenë vitin më të bukur erotik. Mund të kenë probleme që do të lidhen me fëmijët. Mund të kërkojnë të lindin fëmijë. Është momenti të fillojnë ta shijojnë këtë gjë.

6. Dashi-Ka disa ngatërresa dhe duhet të zgjidhë partneritetet. Dashët do të udhëtojnë dhe do të ndryshojnë partneritete.

5. Ujori-Do të kenë një jetë sociale të mahnitshme. Do të kenë qëllime dhe bashkëpunime me jashtë. Kujdes nga skandalet dhe problemet me shoqërinë.

4. Peshqit-Do të merren me karrierën. Peshqit nuk do të rrezikojnë, sepse jupiteri i ndihmon të futen në ujërat e tyre.

3. Akrepi-Kanë mundësi të ndryshojnë jetën e tyre dhe të merren me ekonominë. Do fillojnë të japin nga intelekti i vet. Të përgatiten për një ndryshim të madh.

2. Shigjetari-Muajin tjetër do të dalin në vendin e parë. Duhet të krijojnë aleancat e duhura. Miqtë do të jenë të rëndësishëm për ta. Do merren me veten, mund të fejohen apo të martohen. Një herë në 12 vjet iu vjen ky fat.

1. Peshorja-Do të merret me çështjet e veta, me look-un, me paratë. Do të rregullohen edhe një herë ekuilibrat. Do të udhëtojnë shumë.

Kategori
Rudina
1 Koment
  • BestDorris
    6 Nëntor 2018 at 10:15
    Përgjigju

    I see you don’t monetize your website, don’t waste your traffic, you can earn extra cash every month.

    You can use the best adsense alternative for any type of website (they approve
    all websites), for more info simply search in gooogle: boorfe’s tips monetize your website

  • Përgjigju

    *

    *


    Emisione