Të ftuar:

Rosela Gjylbegu – Këngëtare

Andri Xhahu – Komentator “ Eurovision 2018”

Anta Muçaku – Kryeredaktore e “Newsboom.al”

“Eurovisioni” është një festival që ka një audiencë të madhe, por ky vit duket se është i veçantë.

Pikërisht këtë vit marrin pjesë tre shqiptarë dhe të tre ata janë në finale. Është Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë, Ermal Meta dhe Eleni Foureira që na kanë bërë krenar me performancat e tyre. Dhe sot në studion e “Rudina” në Tv Klan nuk mund të mungonte kjo temë. Këngëtarja Rosela Gjylbegu, komentatori i “ Eurovision 2018” Andri Xhahu dhe gazetarja Anta Muçaku komentuan gjatë emisionit performancat e tre shqiptarëve dhe impaktin që ata kanë krijuar në publik. Gjatë emisionit Gjylbegu tregoi edhe më tepër detaje për festivalin.

“Niveli i festivalit këtë vit ka qenë ndër më të mirët dhe ka qenë një gjysmëfinale e vështirë. Isha e bindur që Genti do të shkëlqente por sërish ishte meraku se si po shkojnë votimet pasi këngët kanë qenë vërtetë shumë të mira”, tha Gjylbegu.

Ornela Zholaj – Drejtuese e kompanisë turistike ‘Global Travel’

Ornela Plaku – Mjeke alergologe në Spitalin Amerikan 2