Sipas inteligjencës britanike, flota ruse në Detin e Zi është ende në gjendje të godasë objektivat përgjatë bregdetit ukrainas.

Kjo përkundër humbjeve të luftanijes së saj kryesore Moskva, të cilën Ukraina pretendon se e goditi me raketa.  

20 anije të tjera të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, mbeten në zonën operative të Detit të Zi.

“Ngushtica e Bosforit mbetet e mbyllur për të gjitha anijet luftarake jo-turke, duke e bërë Rusinë të paaftë të zëvendësojë kryqëzorin e saj të humbur Moskva në Detin e Zi”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar./tvklan.al