Në Dubrovnik po mbahet samiti i tretë Ukrainë, Evropë Juglindore ku marrin pjese liderët e 12 shteteve nder ta kryeministri Rama si dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në samitin e fundit të mbajtur në Shqipëri në muajin shkurt, Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të madhe për të ndihmuar në mbrojtjen kundër forcave ruse.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë Deklaratën e përbashkët të Dubrovnikut për dënimin e agresionit rus, dhe mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë.

Për shkak të Serbisë ne tekst nuk përmendet detyrimi për vendosjen e  sanksioneve kundër Rusisë si dhe ai për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Klan News