Artisti italian, Dario Gambarin, në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA , krijoi një portret të madh të kandidates demokrate për presidente demokrate Kamala Harris, në një fushë ferme.

Ai njihet për pikturat e tij në tokë, të ish-presidentëve të SHBA-së, Barack Obama dhe Donald Trump apo Papa Françeskut, dhe tashmë vendosi t’i bënte një punim Harris-it pasi u impresionua nga një thënie e saj: “Optimizmi është karburanti që drejton çdo luftë që bëjmë.”

“Ajo është një grua shumë optimiste, ëndrra amerikane, në një farë mënyre, na përket të gjithëve ne”.

Gambarin përdori një traktor për të krijuar veprën e artit, por kushtet e motit ndikojnë gjithashtu në art. Për të krijuar efektin e saj të lehtë dhe të errët, toka në sipërfaqe duhet të jetë e thatë dhe toka e cila punohet me traktor, duhet të jetë më e lagësht për të rezultuar në alternimin e dritës dhe ngjyrës kafe të errët.

“Është një luftë me kohën dhe duhet të jem shumë i shpejtë, nëse toka është e thatë, është shumë e nxehtë ose kur ka erë pasi puna zhduket brenda një ore”.

Portreti i kandidates demokrate zë nje sipërfaqe prej 27 mijë kilometrash katrorë.

Vepra, e vizatuar me një parmendë të montuar në një traktor, u krijua në një parcelë në Castagnaro, në provincën e Veronës. Gambarini tregon se për ta bërë mirë efektin e bebëzave të syrit, ai vendosi një parmendë prej najloni, por tha se i është dashur t’i ripozicionojë ato disa herë për shkak të erës së fortë.

Klan News