Scarlett Johansson padit Disney për shkeljen e kontratës.
Aktorja Scarlett Johansson ka nisur një proces gjyqësor kundër kompanisë Disney duke pretenduar se kontrata e saj është shkelur.
Studio e produksionit ka prezantuar në të njëjtën ditë filmin “Black Widow” në kinema ashtu edhe në platformën online “Disney+”.
Filmi i Marvel doli në kinema më 9 Korrik dhe po në të njëjtën datë është futur në listën e filmave të Disney Company.
36-vjeçarja pretendon se nga ky vendim do të ndikoj tek të ardhurat e saj nga filmi. /tvklan.al