Gjatë një takimi në Maltë, në mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se banka po vijon me programin e saj të reduktimit të kredive me probleme.

Në fund të vitit 2018-ë ky nivel zbriti në 11.1% të totalit të protofolit  të huave, nga afro 1/4 e gjithë stokut që ishte disa vite më parë.

Guvernatori Sejko nënvizoi se politika stimuluese monetare e ndjekur nga banka qendrore ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi me guvernatorë dhe ministra të Financave të vendeve anëtare të konsistuenës u diskutua edhe shpërndarja e kuotave dhe rritja e kapitalit që vendet kanë për përmbushjen e objektivave si anëtarë të FMN-së.

Tv Klan