“Politika monetare e BSH pritet të nisë kurs gradual normalizimi”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim përmbyllës misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga zonja Jan San, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Sejko u shpreh se për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, Shqipëria po përballet me një goditje serioze që vjen nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga shtrëngim i pritur i kushteve financiare.

Sejko shtoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë pritet të fillojë një kurs gradual normalizimi, duke synuar kontrollin e presioneve afatmesme inflacioniste dhe kthimin sa më të shpejtë e me një kosto sa më të ulët të inflacionit në objektiv.

Përfaqësuesit e FMN-së ndanë të njëjtin opinion mbi problemet me të cilat po përballet ekonomia shqiptare dhe kahun e zhvillimeve të pritura.

Tv Klan