Gjatë takimeve vjetore të pranverës me Fondin Monetar Ndëkombëtar dhe Bankën Botërore, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi drejtuesit më të lartë të këtyre institucioneve lidhur me zhvillimet e fundit të ekonomisë shqiptare.

Ai theksoi, se ky vit ka patur ndryshime në strukturën e tregut bankar, e ku Banka Qëndrore po mbikëqyr aktorët e rinj, ndërsa kreditë e këqija janë në rënie dhe tregu është i mirëkapitalizuar.

Guvernatori Sejko, tha se mbajtja e inflacionit në nivelin 3% është objektiv i bankës e se gjatë vitit të ardhshëm kjo normë do të kthehet në ekuilibër.

Në përfundim të takimeve përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare vlerësuan punën e bërë të bankës në stabilitetin financiar të vendit, ndërsa nxitën vazhdimin e reformave strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit në një ambient ekonomik sfidues, siç është edhe ulja e ritmit të rritjes së ekonomisë globale dhe ambientit gjeopolitik në rajon.

Tv Klan