Policia e Livornos ka sekuestruar 148 kg kokainë ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë që kishin si detyrë transportimin nga porti.

Mediat italianë thonë se ngarkesa ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador dhe ishte e fshehur në kontejnerët  me banana dhe kishte për destinacion Zvicrën.

Skanerio zbuloi 139 pako brenda kontejnerit. Pas konstatimit të drogës, forcat e policisë pritën për disa orë për të zbuluar marrësit.

Mësohet se 3 shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë gjatë aksionit të arrestimit. Ata nuk kanë pasur dokumente dhe ka qenë e vështirë fillimisht për t’i identifikuar.

Kjo është ngarkesa më e madhe me kokainë e kapur vitet e fundit në portin e Livornos.

Klan News