Ata u bënë miq falë bashkëpunimit të tyre në filmin në From Dusk Till Dawn në 1996, por tani gjërat duket se kanë ndryshuar mes George Clooney dhe Quentin Tarantino.

Në një intervistë të përbashkët me Brad Pitt, botuar në revistën GQ dhe krijuar për të promovuar komedinë aksion Wolfs – Lone Wolves e cila do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia, aktori tha se ishte i irrituar nga disa deklarata të lëshuara nga regjisori amerikan.

Ky i fundit në fakt ka nënvlerësuar karrierën e Clooney dhe madje është shprehur në një intervistë të fundit se aktori nuk është një yll i kinematografisë.

Clooney pati rolin e tij të parë të rëndësishëm në ekranin e madh kur luajti përballë Tarantinos në filmin e vitit 1996, From Dusk Till Dawn, me regji të Robert Rodriguez.

Klan News