Për afro 5 vite Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit por po planifikon të presë turistë të huaj.

Dy operatorë  turistikë me bazë në Kinë  bënë të ditur se turistët  e huaj do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Ky qytet kohët e fundit ka pësuar një transformim të madh. Lideri Kim Jong Un  bëri të ditur gjatë muajit korrik se do të ndërtonte një aeroport dhe  do të kthente një bazë ushtarake në një vendpushim ku turistët mund të merren me sportin e skive. Ai gjithashtu ka në plan të   ndërtojë hekurudha dhe hotele të reja për turistët e huaj.

Kim tha në atë kohë se  objektiv mbetet vetëm tërheqja e vizitorëve  nga vendet “miqësore” me regjimin e tij.

Samjiyon shtrihet në  malin më të lartë të Koresë së Veriut Paektu, i cili shtrihet në kufirin Kinë-Korenë e Veriut dhe është i njohur për atraksionet e shumta dimërore.

Pheniani thotë se mali është vendi ku themeluesi i Koresë së Veriut Kim Il Sung luftoi me forcat pushtuese japoneze dhe nisi revolucionin.

Klan News