Sekuestrohen mbi 500 kg marijuanë në Serbi, dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria



Sekuestrohen mbi 500 kg marijuanë në Serbi, dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria

20:27 25/11/2021

Policia në Serbi ka sekuestruar sot më shumë se 500 kilogramësh marijuanë. Sipas mediave vendase makina në të cilën u sekuestrua droga, kishte hyrë nga Kosova, por mendohet se ishte ngarkuar në Shqipëri.

Në pranga ka rënë shoferi 46-vjeçar me iniciale N.I., të cilit iu gjetën në furgonin që po drejtonte 134 pako me marijuanë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka reaguar pas këtij operacioni dhe ka thënë se lufta kundër krimit do të vazhdojë.

Pavarësisht nëse Serbia është një vend tranzit apo destinacion përfundimtar për shitjen e narkotikëve, ne do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike”, ka thënë Vulin.

Më tej ai u shpreh se sekuestrimi i lëndëve narkotike është një sukses i madh dhe një fitore e madhe për policinë dhe shtoi se kurrë nuk do të lejohej legalizimi i marijuanës./tvklan.al








Të ngjashme