Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit pas një marrëveshje me Komunitetin Europian u ka siguruar tregtarëve të prodhimeve të detit dhe sidomos atyre të midhjeve mundësinë e rifillimit të aktivitetit dhe të eksportojnë produktet e tyre. Komuniteti Europian para tre viteve ku epidemia e kolerës mbërtheu Shqipërinë, bllokoi të gjitha eksportet shqiptare ku ndër këto produkte ishin dhe midhjet. Ndërkohë që produktet e tjera u zhbllokuan, kjo kategori e prodhimeve të detit nuk e fituan të drejtën e transportit. Epidemia e kolerës përveç dëmeve në njerëz solli dëme të mëdha dhe në ekonomi.

Pamje Ministria e Bujqësisë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj