Gjobë 50 mijë franga dhe ndeshja ndaj Andorrës pa tifozë

Incidentet në stadiumin ‘Air Albania’ gjatë ndeshjes Shqipëri-Polonia, ku tifozët e dy kombëtareve hodhën shishe në drejtim të fushës kanë kaluar në lupën e FIFA-s që ndëshkoi kuqezinjtë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash. Megjithatë, këtij episodi nuk ia ka hedhur as kombëtarja polake. FIFA ka gjobitur me 50 mijë franga Federatën polake të futbollit, si dhe nuk do të lejojë tifozët e saj që të udhëtojnë drejt Andorrës për sfidën kualifikuese të Botërorit të Katarit programuar për më 12 Nëntor.

Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polak hodhën shishe në drejtim të fushës e tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t‘u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve. Natyrisht gjoba për polakët është trefish më e vogël se ajo që do paguajë Federata Shqiptare, e cila gjithashtu do mbyll dyert e ‘Air Albania’ për sfidën e 15 Nëntorit përballë Andorrës, që është edhe rivali i fundit në grupin i kualifikues.

Klan News