Shoqëria civile: Tensionet po i prodhojnë Kurti dhe Vuçiç
Në kohën kur po afron 1 Shtatori dhe pas arritjes së një marrëveshje për pranimin e dokumenteve nga Serbia po shtohet presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Janë përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, që kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedojë me themelimin e Asociacionit.
Çështja e targave sipas gazetarit Zekiria Shabani është vetëm shkas për ulur në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar për formën e re të Asociacionit.
Përfaqësuesin e Iniciativës Qytetare Milija Bisevaç thotë se kërcënimet vijnë kryesisht nga politika duke e bërë përgjegjëse Listën Serbe derisa kritikon Prishtinën se nuk po e zbaton Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Konsiderojmë se gjithçka duhet të kthehet në paqe, të zgjidhet me dialog me marrëveshje, për këtë jemi ne si Iniciativës qytetare. Tensionet, po i prodhojnë edhe Kurti edhe Vuçiç. Ekziston një propagandë prej Listës Serbe, e mbani në mend deklaratën e presidentit Vuciç kur thotë jemi në prag të luftës, për çfarë lufte po flasim”.
Për dialogun, Kryeministri Albin Kurti e sheh të udhës që të bisedojë edhe me opozitën. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka ftuar liderët e opozitës për një takim të martën.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu konsideron se opozita duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.
Se duhet formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe por në bazë të Kushtetutës së Kosovës e ka kërkuar edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun Gabriel Escobar.
Tv Klan