Parlamenti dy ditë debate me Vuçiç

Pas dy ditë debati të ashpër, Parlamenti serb miratoi raportin për raportet për Kosovën.

Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për raportin e qeverisë, 23 kundër dhe nëntë deputetë nuk votuan. Raporti i miratuar mbulon periudhën nga Shtatori 2022 deri në mes të Janarit 2023.

Në debatet e dy ditëve, presidenti Aleksandër Vuçiç u përball me akuzat e ashpra të opozitës, të cilët nuk ngurruan se po kryen një tradhti për çështjen e Kosovës. Ndërsa nuk munguan as tensionet mes deputetëve të dyja kampeve.

Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë diskutimeve në Parlament bëri të ditur se 90 përqind e planit franko-gjerman i dalë në media ishte i saktë dhe se pika më e kontestueshme është mos kundërshtimi i Beogradit për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Për Asociacionin e komunave serbe, Vuçiç deklaroi se nuk tërhiqet. Ndërsa kushti i serbëve po has rezistencë nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka vendosur 6 kushte.

Tv Klan