Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 6 Tetor 2024

Vlora nis të bëje bilancin pas përmbytjeve. Dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese

Uji u tërhoq nga rrugët e Vlorës dhe situata po shkon drejt përmirësimit, por ajo që mbeti pas, janë dëmet të shumta materiale. Kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se më pas do shihet mundësia për të ndihmuar financiarisht të prekurit.

Protesta e opozites, në terren, rreth 1200 policë. Bllokohet lëvizja në disa akse

Policia do të angazhojë rreth 1200 efektivë në terren pasditen e së hënës kur opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare për të paktën 4 orë. Një sërë aksesh rrugore të Tiranës do të bllokohen ndërsa në të tjera do ketë kufizim të lëvizjes.

Laguna e Kune Vainit, atraksion për të huajt. Shqetesim, prania e lartë e mushkonjave

Laguna e Kune Vainit është një nga destinacionet që tërheq mjaft vizitorë, por mushkonjat mbeten shqetësim i tyre. Në ministrinë e shëndetësisë thonë se kanë kryer dezinsektimin, por është e paqartë nëse do të ketë një të tillë brenda tetorit, kur është edhe afati i fundit për këtë proces.

Edhe burrat, viktima të dhunës në familje. Rriten me 20% rastet e lëndimeve të tyre

Fenomeni i dhunës në familje po prek edhe meshkujt. Të dhënat e policisë flasin për një rritje me 20% të rasteve ku numrin më të madh e kanë Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Ekspertët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj këtij fenomeni.

Val bombardimesh Izraelite ndaj Bejrutit. Irani pezullon fluturimet  ajrore në pritje të sulmi të Tel Avivit

Nata e kaluar konsiderohet si një prej më të vështirave në Bejrut, pasi ushtria izraelite hodhi disa bomba me efekt të madh shkatërrues. Irani ka njoftuar ndërprerjen e fluturimeve ajrore ne pritje te kundërpërgjigjes se sulmeve nga Izraeli.

“100 kënge nga bota”, nis sonte në Tv Klan spektali muzikor me hitet që mbeten në histori

Pas pak nis spektakli me i ri ne TV KLAN 100 këngë nga bota” nën drejtimin e Pandi Laços dhe Marsela Çibukajt. Për 12 te diela do të vijnë për publikun këngët që bënë historinë e muzikës botërore.

/tvklan.al