Sfida e turizmit shqiptar vijon të mbetet akomodimi dhe shërbimi. Në panairin e 3 ndërkombëtar të Turizmit të mbajtur në Tiranë ministri, Blendi Klosi siguron mbështetjen e qeverise për këtë sektor por kërkon dhe bashkëpunimin e operatorëve për ta përfshirë vendin në destinacionet me kërkuara turistike, jo vetëm detare, por dhe malor.

Për tu përballur me këtë sfidë qeveria shqiptare është fokusuar tek arsimi profesional të cilit i është dhënë me tepër vëmendje në 5 vitet e fundit. Ministrja e Financave, thotë se nxënësit që mbarojnë shkollat profesionale e kanë më të lehtë për tu orientuar në tregun e punës.

“65 % e nxënëseve që mbarojnë shkollat profesionale punësohen direkt”.

Në panairin e turizmit marrin pjesë kompani nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.

Tv Klan