Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona





Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona

15:21 14/08/2022

Këngëtarja Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë në Miami duke lënë pas problemet personale që po e ndjekin. Jo vetëm që ajo është në mes të një ndarjeje të diskutueshme   me futbollistin e Barcelonës, Gerard Piqué, dhe betejës ligjore  për të marrë kujdestarinë me babanë e fëmijëve të saj, por këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” mund të rrezikojë një  dënim deri në 8 vjet burg pasi autoritetet spanjolle e akuzuan atë për mashtrim tatimor.

Barcelona po rezulton të jetë një vend me kujtime të këqija për artisten. Në Miami Beach, ajo ka familjen dhe miqtë e ngushtë  që do t’i ofrojnë mbështetjen e nevojshme. Plus, ajo planifikon të jetojë në një rezidencë private buzë detit. Ana Lourdes Martinez e cila punon me vëllain e Shakirës, ​​Antonio në pronat lokale të këngëtares e quan qytetin “strehën” e Shakirës.

“Këtu jetojnë prindërit e saj, këtu jeton vëllai i saj, mbesa dhe nipi gjithashtu. Ajo nuk ka asnjë anëtar të familjes  në Spanjë. Është një ambient ndryshe nga Barcelona”.-shprehet ajo.

Largimi nga Barcelona, ku ajo bleu për herë të parë një shtëpi në vitin 2012, do të ndihmonte për t’u larguar nga thashethemet rreth Piqué dhe tradhtive të futbollistit.

Ky i fundit përflitet se  ka shkëmbyer mesazhe  kompromentuese me femra të tjera, duke përfshirë modelen braziliane Suzy Cortez, dhe  thuhet se takohej fshehurazi prej muajsh me Clara Chia Marti, një studente 23-vjeçare.

Klan News













Të ngjashme