Xherdan Shaqiri rikthehet te Bazeli , 12 vite pasi u largua nga klubi ku nisi karrierën e tij.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Shaq”, ishte mesazhi i klubit zviceran, i cili nënshkroi një marrëveshje trivjeçare.

Xherdan Shaqiri, mesfushor i Zvicrës: Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që po kthehem në qytetin tim dhe me Bazelin. Kam pasur një lidhje të thellë me klubin dhe krahinën! Si fans dhe si lojtar! Këtu nisa karrierën time dhe debutova. Mezi sa pres të luaj!

Shaqiri u bë pjesë e ekipeve të moshave të Bazelit në moshën 8-vjeçare.

Ai luajti për tri sezone me ekipin e parë, ku fitoi tri herë titullin kampion. Në 2022 u bë pjesë e Bajern Mynihut.

Në karrierën e tij, 32-vjeçari ka luajtur edhe për Interin, Stok Sitin, Liverpulin, Lionin dhe së fundmi Chicago Fire.

Klan News