Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punimet e fundit në kopshtin 37 në njësinë 10  godine  e zaptuar prej 30 vitesh. Veliaj tha se ata që bëjnë analiza nga divani, nuk do të mund të ndalin punët e mira për qytetin.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Ne do të kemi sot një qytet që nuk krahasohet fare me atë të pak viteve më përpara. Sot është një situatë krejt tjetër dhe më vjen mirë që kemi ngritur stekën madje kanë ardhur shumë bashki të tjera nga vende të ndryshme të Ballkanit për të parë se si i bën Tirana, kopshtet, shkollat dhe çerdhet, por sidomos le të themi trajtimin e më të vegjëlve. Unë e di që në këtë Tiranën plot debate vëmendjen e marrin ata që paguajnë taksat, që votojnë, por sidomos ata që bëjnë analizat në televizor, nuk e bëjnë fëmijët. Megjithatë investimi te fëmijët është garancia më e madhe që të bëjmë një qytet shumë më të mirë se sa ai që gjetëm.

Kryebashkiaku tha se përveç 43 shkollave të reja, janë rikonstruktuar ose ndërtuar mbi 100 kopshte e çerdhe. Ai u bëri edhe një ftesë për prindërit, qe në fund të gushtit të regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshtin e ri në Njësinë 10.

Klan News