Mbi 30 mijë teste për Covid-19 i janë shtuar shërbimeve shëndetësore shqiptare si dhuratë nga SHBA-të.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar se testet do t’i shkojnë Institutit të Shëndetit Publik dhe Spitalit Nënë Tereza këtë javë.

SHBA-të kanë dhuruar gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve dhe më shpejt.

“Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë nevoje”, shkruan Kim./tvklan.al